Liridon Leci, ish-mbrojtësi i mirënjohur kosovar është rikthyer të flas për periudhën sa ishte pjesë e Dritës së Gjilanit.
Futbollisti prishtinas teksa komentonte formën dhe ecurinë e Dritës këtë edicion e cila ka regjistruar dy humbje radhazi, tha se në kohën kur ai mbronte ngjyrat “bardhekaltër” nuk dilte tri ditë në qytet kur skuadra barazonte.
“Sa kam qene te Drita një barazim kur e kemi pasë, 3 ditë nuk kam dal në qytet, e sot Dritën po mundohen me mbajtë “garda” e vjetër Cuculi, Limani e Namani, futbollistët që i ka marrë Drita janë të mbivlerësuar”, deklaroi Liridon Leci në emisionin Kampionët në Kanal10, përcjell Demokracia.com.
37-vjeçari ishte pjesë e gjilanasve për disa vite, duke arritur të stoliset me titull të kampionit.
Leci i kishte dhënë fund aventurës së tij si futbollist para pak kohësh, ndërsa tashmë ka nisur punë të re si ndihmës trajner.
Liridon Leci është angazhuar si ndihmëstrajner te Flamurtari i Prishtinës. /Demokracia.com/