Basketbollisti i mirënjohur amerikan, LeBron James është pezulluar për një ndeshje për herë të parë në karrierën e tij, pasi u përlesh me Isaiah Stewart në fitoren e Los Angeles Lakers kundër Detroit Pistons të dielën mbrëma.
James dhe Steëart u përjashtuan nga parketi pas incidentit. Ky ishte vetëm përjashtimi i dytë në karrierën e James, pasi i pari ndodhi më 2017.
Derisa James do të mungojë një ndeshje, Steëart e pësoi me keq dhe do të mungojë dy ndeshje.
Të hënën, NBA njoftoi se Steëart u pezullua sepse e përshkallëzoi incidentin dhe se iu vërsul në mënyrë agresive vazhdimisht Jamesit.