Lajme
“Le t’ia bëjmë si në Kosovë”| Deputeti britanik propozon një ide për situatën në Ukrainë
Demokracia
12:14 | 13 Mars 2022

Share:

Anëtari i Parlamentit të Mbretërisë së bashkuar, Tobias Ellwood ka kërkuar që të emërohet një person përgjegjës, siç ishte Jamie Shae për situatën në Kosovë, që të informojë për zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Ellwood është shprehur i kënaqur me Ministrinë e Mbrojtjes Britanike e cila po përditëson të dhënat e fundit nga zhvillimet në luftë, përcjell Demokracia.com.

“Jam i lumtur që Ministria po shpjegon çfarë po ndodhë në luftë. Çdo aspiratë për të rritur më tej ndihmën ndaj Ukrainës do të kërkojë përfshirjen e shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar. Le të kemi informime ditore të Ministrisë në televizion për të shpjeguar luftën – siç bëri Jamie Shae gjatë luftës në Kosovë”, ka thënë ai.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe që prej kur nisi lufta para më shumë se dy javësh në vazhdimësi ka përditësuar të dhënat e fundit nga sulmet e Rusisë kundër Ukrainës, përcjell Demokracia.com.

Ndërkaq, Jamie Shea, nga viti 1980 deri në vitin 2018, shërbeu në pozita të ndryshme në selinë e NATO-s në Bruksel.

Gjatë luftës në Kosovë, ai ishte zëri i Aleancës Veri-Atlantike, për të cilin kosovarët ruajnë respekt të veçantë.

Aktualisht ai është profesor në një universitet në Angli dhe ligjërues në shumë forume ndërkombëtare për sigurinë./Demokraica.com/

Të ngjashme