Në praninë e rreth 400 delegatëve, ministrat Faton Peci dhe Donika Gërvalla sikurse që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e partive politike, janë zgjedhur kryetarë të përbashkët të Partisë Guxo.
Të dy kryetarët do të kenë kompetenca të barabarta, ndërsa zgjedhjen e dy kryetarëve e ka mundësuar statuti i ri i këtij subjekti politik, që është miratuar para se të votohet për kryetar.
Partia Guxo kishte mbetur pa udhëheqës që nga zgjedhja e themelueses së saj, Vjosa Osmanit, në postin e presidentes së vendit.