Lajme
LDK zyrtarizon kandidatin për kryetar të kësaj komune
Demokracia
22:16 | 13 Korrik 2021

Share:

Jeton Biqkaj do të jetë kandidat për kryetar të Kamenicës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga dega e LDK-së në këtë komunë ku thuhet se vendimi është marrë në mënyrë unanime, përcjell Demokracia.com.

“Dega e LDK-së në Kamenicë,në mbledhjen e kryesisë së Degës me kryetar të nëndegëve sot vendosi unanimisht që kandidat për kryetar të komunës së Kamenicës në zgjedhjet e 17 tetorit të jetë Jeton Biqkaj”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

Partitë kanë kohë që deri më 16 gusht të aplikojnë për certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/ldkdegakamenice/posts/3001742096721897

Të ngjashme