Lajme
LDK zyrtarisht inicion shkarkimin e bordit të ZRRE-së
Demokracia
17:43 | 27 Maj 2022

Share:

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka dorëzuar nismë për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Kështu ka njoftuar Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, në të cilin ka shkruar se vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik, përcjell Demokracia.com.

“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot, në Kuvendin e Kosovës, zyrtarisht dorëzuam nismën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.  Vendimet e bordit të ZRRE-së kanë qenë jo transparente, diskriminuese ndaj konsumatorëve si dhe kundër interesit publik”, ka shkruar Gashi.

Ai më tej ka thënë se paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve.

“Paaftësia në menaxhimin e krizës së energjisë dhe papërgjegjësia e bordit të ZRRE-së ka dëmtuar rënd mirëqenien e qytetarëve duke e thelluar krizën e papërballueshmerisë, andaj shkarkimi i këtij bordi është më e pakta”, ka shkruar ai./Demokracia.com/

Të ngjashme