Lajme
LDK: U mbesim borxh familjes Jashari dhe të rënëve, ta ndërtojmë Kosovën ashtu siç deshën ata
Demokracia
14:12 | 05 Mars 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka njoftuar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, ka kujtuar sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë të rënëve për liri.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se do t’i kemi borxh gjithë familjes Jashari e të rënëve gjithandej vendit që ta ndërtojmë e ta bëjmë Kosovën tonë ashtu siç deshën ata.

“Datat 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 shënojnë ngjarjen më kulminante dhe më të lavdishme të luftës dhe rezistencës së familjes Jashari ndaj sulmeve të egra nga makineria serbe, e me këtë ngjarje shënojnë dhe luftën e Kosovës për liri e çlirim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK ka thënë se rënia heroike dhe sakrifica sublime e familjes Jashari ishte “kambanë dhe dëshmi e përpjekjes tonë kolektive shekullore për liri”.

Të ngjashme