Lajme
LDK thërret seancë të jashtëzakonshme
Demokracia
17:50 | 11 Mars 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka njoftuar se ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për të martën për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve.

Gashi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se kjo gjendje kërkon trajtim urgjent, dhe në emër të dyzetë deputetëve nënshkrues të Kuvendit të Kosovës, siç tha ai do të thirret seancë e jashtëzakonshme, përcjell Demokracia.com

“Rritja e vazhdueshme e krizës me çmime, me theks të veçantë në produktet esenciale, si dhe roli pasiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është sfidë e dyfishtë që kontribuon në papërballueshmerinë e kostos së jetesës. Kjo gjendje kërkon trajtim urgjent, ndaj dhe në emër të dyzetë deputetëve nënshkrues të Kuvendit të Kosovës, kam thirrur seancë të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet më 15.03.2022, me fillim nga ora 11:00”, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

Krizës me çmime po i kontribuon edhe çmimi i paaftësisë qeverisëse

Rritja e vazhdueshme e krizës me çmime, me theks të veçantë në produktet esenciale, si dhe roli pasiv i Qeverisë së Republikës së Kosovës, është sfidë e dyfishtë që kontribuon në papërballueshmerinë e kostos së jetesës. Kjo gjendje kërkon trajtim urgjent, ndaj dhe në emër të dyzetë deputetëve nënshkrues të Kuvendit të Kosovës, kam thirrur seancë të jashtëzakonshme, e cila do të mbahet më 15.03.2022, me fillim nga ora 11:00./Demokacia.com/

Të ngjashme