Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media, në të cilën është diskutuar në lidhje me Strategjinë e Energjisë.
Sipas kësaj partie, Lëvizja Vetëvendosje këtë strategji e ka votuar me urgjencë me qëllim që të mbulojë dështimin e këtij dokumenti strategjik.
“Kosova të gjitha krizat energjetike gjatë dy viteve të fundit është futur pa pas strategji të mirëfilltë dhe pa pas ide se si të menaxhojë ato kriza, e të cilat shpesh herë rezultuan edhe me rritje të çmimeve të energjisë elektrike,” – ka deklaruar Visar Azemi.
“Dje kaloi me urgjencë në Kuvend dhe këtë po e shohim qartazi se është bërë për të mbuluar dështimin e këtij dokumenti strategjik dhe ballafaqimi me problemin kryesor të sektorit të energjisë, atë të konsumit të energjisë që përdoret për ngrohje gjatë muajve të dimrit, pra ky është problemi që shkakton në sektorin energjetik,” – ka thënë ai.