Lajme
LDK shpenzoi mbi 155 mijë euro për tre muajt e parë të vitit 2025 dhe mori donacion mbi 73 mijë euro
Demokracia
19:59 | 24 Prill 2025

Share:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka publikuar sot raportet financiare të subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Në ato raporte saktësohet shuma e parave që këto parti politike i kishin në dispozicion e po ashtu edhe shumën e shpenzuar për tremujorin e parë të vitit 2025.

Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë periudhë i ka shpenzuar hiç më pak se 155 mijë e 334 euro e 10 centë.

Derisa buxheti i LDK-së nga janari e deri në mars ishte 168 mijë e 177 euro e 46 centë.

Nga financat totale sipas raportit të KQZ-së, LDK-së i kanë tepruar edhe 12 mijë e 843 euro e 36 centë.

Shpenzimet e partive politike edhe mund të kenë qenë më të larta për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.

Raportin e plotë financiar të LDK-së sipas KQZ-së mund ta gjeni KËTU.

  • Pagat: 90,000 euro

  • Shpenzime të përgjithshme: 5,000 euro

  • Blerje mallrash dhe gjërash të tjera: 10,000 euro

  • Lëndë djegëse: 3,500 euro

  • Shërbime të marketingut: 33,000 euro

  • Të tjera shpenzime: Shuma të tjera të cilat nuk janë specifikuar në detaje.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pranuar një donacion total prej mbi 73,000 euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, sipas raportit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Ky donacion është pjesë e mbështetjes financiare që partia ka marrë për të realizuar aktivitetet dhe projektet e saj politike.

 

 

Të ngjashme