Lajme
LDK: Qeveria premtoi 160 çerdhe të reja, për dy vite nuk e bëri asnjë
Demokracia
13:12 | 08 Shkurt 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikua Qeverinë e Kosovës për mos mbajtje të premtimeve për ndërtimin e çerdheve publike.

Përmes një njoftimi, kjo parti ai ka rikujtuar Qeverisë së kishte premtuar 160 çerdhe, ndërsa deri me tani nuk ka bërë asnjë.

“160 çerdhe të reja të premtuara nga qeveria si mbështetje për prindërit. Një tjetër premtim i thyer. Një tjetër zhgënjim për familjet tona. Kosova meriton më mirë!”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Sot, edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci, e ka pranuar se Qeveria nuk ka mundur t`i mbahet premtimeve për ndërtimin e çerdheve.

Në një konferencë për medie, pas mbledhje se Qeverisë, ajo ka thënë se pandemia dhe disa probleme tjera kanë ndikuar që të mos mbahet ky zotim i Qeverisë.

“Është një nga premtimet tona për të cilin jam e vetëdijshme që duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim. Viti i kaluar ka qenë një viti sfidues edhe si pasojë e pandemisë dhe ndryshimeve që janë sjellë. Gjithsesi sa i përket planifikimit kemi ecur përpara dhe besoj se një formë e re e ndërtimit të çerdheve që jemi duke e shqyrtuar, me analiza të detajuara, besoj që do të na japë mundësi të realizojmë premtimin, por edhe për ndërtime apo përmirësimin e kushteve në Mitrovicën e Veriut”, ka thënë Nagavci.

Të ngjashme