Lajme
LDK: Qeveria për dy vite, shtrenjtoi dy herë çmimin e energjisë
Demokracia
13:38 | 31 Mars 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media, ku është theksuar se brenda dy vjetësh qeverisje nga Albin Kurti, çmimi për energji elektrike është shtrenjtuar dy herë.

Deputeti Besian Mustafa ka kërkuar që urgjentisht Qeveria Kurti të investojë në krijimin e kapaciteteve vendore të gjenerimit të energjisë elektrike.

“Për herë të dytë në dy vitet e kësaj qeverie, po rritet çmimi i energjisë elektrike. Kësaj radhe edhe për 15,4 për qind. E tëra kjo në këtë kohë krize kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur deri në 50 për qind, kur tatimi në pronë është rritur për 100 për qind, kur pagat nuk janë rritur as në sektorin publik, as në sektorin privat”.

“Kjo qeveri për 2 vjet nuk ka investuar asnjë cent në krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese në sektorin e energjisë elektrike. Qindra miliona euro të shpenzuara në subvencionim, nuk e zgjidhin problemin afatgjatë të energjisë”.

“Qeveria duhet urgjentisht të investojë në krijimin e kapaciteteve vendore të gjenerimit të energjisë elektrike në partneritet me sektorin, privat vendor dhe ndërkombëtar”.

“Këto investime duhet përqendruar tek burimet e ripërtërishme të energjisë si the tek termocentrali me gaz si opsioni më i mirë”.

Të ngjashme