Lajme
LDK: Qeveria e Kosovës me sjelljet e saj po e bën Serbinë të duket mirë
Demokracia
22:05 | 21 Nëntor 2022

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas dështimit për të arritur një marrëveshje sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

LDK, përmes një reagimi tha se Qeveria e Kosovës në asnjë rast nuk duhet të sillet në mënyrë që Serbia të duket mirë dhe të fajësohet Kosova, ashtu siç ndodhi sot, sipas saj.

“Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjek me shumë kujdes situatën e krijuar pas dështimit të sotëm, në Bruksel, të përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. LDK-ja vlerëson se stabiliteti dhe siguria janë kushte thelbësore për të arritur progres, si dhe për të ushtruar sovranitetin në gjithë territorin e saj”, thuhet në reagim.

Tutje, sipas LDK-së, shtrirja e ligjshmërisë në të gjithë territorin është e drejtë e pamohueshme e Kosovës dhe se sipas kësaj partie, suksesin e garanton koordinimi me ShBA-në dhe BE-në.

“Kosovës i duhen aleatët e saj, përkrahës historik të popullit të Kosovës. Kush i dëmton raportet me aleatët, rrezikon ta lë vendin tonë pa përkrahje. Kosova ka arritur deri këtu bashkë me aleatët dhe kështu duhet të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në reagim.

Të ngjashme