Lajme
LDK publikon emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të partisë
Demokracia
07:10 | 15 Mars 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbrëmë ka publikuar listën me emrat e anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

Në këtë listë janë 131 emra, duke përfshirë edhe kryetarin e ri. Aty përfshihen deputetët e rinj, kryetarët e degëve dhe emra të tjerë.

Siç bëhet e ditur në njoftim të LDK-së, Kuvendi të dielën ka autorizuar kryetarin të plotësojë listën edhe me 10 vende të tjera si “pjesë e hapjes së partisë”.

Sipas statutit të kësaj partie, KP-ja është organi më i lartë i LDK-së në mes të dy Kuvendeve Zgjedhore. Këshillin e Përgjithshëm e zgjedh Kuvendi i LDK-së.

Ky këshill mund të zgjedhë edhe kryesinë e partisë./Demokracia/

Në linkun më poshtë gjeni të bashkangjitur listën me anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së??

https://www.ldk-ks.eu/2021/03/14/keshilli-i-pergjithshem-i-ldk-se/

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Sunday, March 14, 2021

 

 

 

 

Të ngjashme