Lajme
LDK propozon Kujtim Shalan nënkryetar të Kuvendit
Demokracia
09:17 | 22 Mars 2021

Share:

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Derisa partitë e tjera nuk kanë zbuluar emrat e personave që do të propozohen si nënkryetarë të Kuvendit, nga LDK-ja kanë bërë të ditur se e propozojnë në këtë pozitë Kujtim Shalën, shkruan Demokracia.com.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku ditë më parë.

“Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së do të jetë Arben Gashi, ndërsa Kujtim Shala do të jetë nënkryetar i Kuvendit”, ka njoftuar Abdixhiku.

Kujtojmë se Shala ishte edhe legjislaturën e kaluar në këtë pozitë, pra nënkryetar i Kuvendit të Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024