Lajme
LDK propozon Hykmete Bajramin për shefe të grupit parlamentar, Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit
Demokracia
19:04 | 15 Prill 2025

Share:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abidxhiku, ka bërë të ditur se ka propozuar deputetin e zgjedhur, Kujtim Shala për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputeten Hykmete Bajrami për Shefe të Grupit Parlamentar të partisë.

Abdixhiku tha se propozimi “është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë.”

Postimi:

Sot, para strukturave vendimmarrëse të partisë, kam propozuar Akademik Kujtim Shalën për nënkryetar të Kuvendit të Republikës, si dhe zonjën Dr. Hykmete Bajramin për Shefe të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Propozimi është mbështetur nga Grupi Parlamentar dhe nga Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës; dhe të dy pozitat do të nominohen përkatësisht caktohen nga grupi ynë.

Ju priftë e mbara e dalshi faqebardhë në këtë detyrë fisnike për shtëpinë tonë politike, votuesit tanë e popullin e Kosovës. ✌️

Të ngjashme