Lajme
LDK: Procesi zgjedhor ka filluar, s’ka informacione për probleme eventuale
Demokracia
07:50 | 14 Shkurt 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se procesi zgjedhor ka filluar pa asnjë problem.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përmes një komunikate për media ka deklaruar se procesi zgjedhor ka filluar dhe nuk kanë informacione për problemet eventuale.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se komisionerët e këtij subjekti janë duke dhënë kontributin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk kemi informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit.  Të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor.  Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, thuhet në komunikatë. /Demokracia.com/

Të ngjashme