Lajme
LDK pas rizgjedhjes së Muhaxherit në Pejë: Po zhvillojmë edhe një proces mobilizues, do të dalim më të fortë
Demokracia
16:35 | 02 Korrik 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar po ashtu për zgjedhjen e Gazmend Muhaxherit në krye të degës në Pejë.

LDK thotë se në këtë proces morën pjesë 3866 anëtarë të kësaj partie në këtë qytet.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili para të pranishmëve theksoi rëndësinë e veçantë që kishte barazia e plotë gjinore që ishte siguruar në të gjitha nivelet.

LDK ka njoftuar se degët e saj në mbarë Kosovën po zhvillojnë një proces mobilizues me anëtarësi e qytetarë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Plot 3866 anëtarë të LDK-së kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor të degës tonë në Pejë. Sot, në Kuvendin e X zgjedhor, Gazmend Muhaxheri u rizgjedh për mandat të ri katër vjeçar.

Mbështetja për z. Muhaxheri është mbështetje për punën e mirë e angazhimin e jashtëzakonshëm të të gjithë veprimtarëve në degën fituese të LDK-së në Pejë.

Kryetari i LDK-së, z. Lumir Abdixhiku falënderoj delegatët e Kuvendit dhe të gjithë anëtarët për angazhimin e treguar në këtë proces; duke theksuar në veçanti, barazinë e plotë gjinore të siguruar në të gjitha nivelet, veçanërisht për zgjedhjen e 50% të delegatëve gra për Kuvend Qendror.

Peja, dhe çdo degë tjetër e LDK-së në Kosovë, perveç procesit zgjedhor po zhvillon dhe një proces mobilizues me anëtarësi e qytetarë; dhe kështu dhe të forcimit të rradhëve tona në një moment kritik për vendin. LDK nga ky proces po del më e organizuar, më unifikuar dhe më e pasuruar me profesionistë, punëtorë, të djathtë e patriotë.

Të ngjashme