Lajme
LDK në Prizren akuzon se LVV-në se po blen vota me nga dy thasë miell
Demokracia
19:27 | 18 Shtator 2021
Ilustrim

Share:

Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje, për blerje votash në prag të zgjedhjeve lokale.

LDK në Prizren, me anë të një komunikate për medie, ka shpërndarë fotografinë e Drejtorit të Inspektoriatit në këtë komunë, Islam Thaqi, duke e akuzuar atë se po e oferton votën me miell.

“Shpërndarja e këtyre të mirave materiale, në kohën kur ka filluar fushata elektorale, nuk ka si të quhet ndryshe pos keqperdorim i buxhetit komunale dhe pozitës zyrtare për qëllime elektorale”, thuhet në komunikatë, përjell Demokracia.com.

Komunikata e plotë:

Jemi jashtëzakonisht të indinjuar me informata rreth keqpërdorimeve të pozitave zyrtare nga pushtetarët e komunës së Prizrenit, në këto ditë fushate.

Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell.

Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje.

Shpërndarja e këtyre të mirave materiale, në kohën kur ka filluar fushata elektorale, nuk ka si të quhet ndryshe pos keqperdorim i buxhetit komunale dhe pozitës zyrtare për qëllime elektorale.

Manipulimi me qëllim blerjen e votave nuk ka si bëhët më hapur se kaq. Zyrtari komunal për mirëqenje sociale shpërndan thasë me miell në Skorobisht i shoqëruar nga, shih në foto, udhëheqësi i Vetvendosjes për këtë fshat.
Ftojmë organet kompetente të mbikqyrin e hulumtojnë “zemërgjerësinë” e pushtetarëve në këtë muaj elektoral.

LDK – Prizren
18.09.2021 /Demokracia.com/

https://www.facebook.com/LDKPz/posts/4425655437525533

Të ngjashme