Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion përmes të cilit kanë shprehur kritikën e tyre për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në fletushka të shumta kanë shkruar se “kanë vdekur kauzat e Vetëvendosjes”.
Ky aksion i tyre vjen pasi Miroslav Lajcak ka lënë të kuptohet se në njëfarë forme Kurti është pajtuar që ajo që ai e quante “Zajednicë”, duhet të bëhet.
Lëvizja Vetëvendosje në krye me Kurtin, historikisht ka qenë kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. /Demokracia.com/