Lajme
LDK: Ky pushtet Kosovës po i kushton shtrenjtë, 5 miliardë euro është vlera e deficitit tregtar
Demokracia
13:07 | 11 Prill 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti në lidhje me menaxhimin e ekonomisë në këto 2 vite.

Sipas LDK-së, Qeveria Kurti e cila erdhi në pushtet me premtimin për rritje të prodhimit vendor e zvogëlimin e varësisë nga importi, në fakt veçse e rriti deficitin tregtar në vlerë prej 5 miliardë euro.

Sipas LDK-së, kjo po ndodhë sepse nuk Qeveria s’ka bërë asnjë reformë fiskale, asnjë investim i huaj në prodhim nuk ka ardhur për këto 2 vjet në Kosovë.

Prandaj sipas partisë opozitare, ky pushtet është i paaftë dhe Kosovës po i kushton shtrenjtë.

Postimi i plotë i LDK-së:

Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar.

5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhen e pasluftës

Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike

Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor

Asnjë investim i huaj në prodhim

Ky pushtet është i paaftë! Kosovës po i kushton shtrenjtë!

Të ngjashme