Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që të mbajë konferencë për media në orën 18:00.
Konferenca e kësaj partie pritet të nis pas mbledhjes së KQZ-së, ku do të merret vendimi për certifikimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Demokracia.com
Kujtojmë se zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike i ka rekomanduar KQZ-në që t’i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë që ndodhen në listat e partive.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se rekomandimi ka qenë i paqartë, për këtë, u kërkua pauzë./Demokracia.com