Lajme
LDK-ja thërret konferencë për media
Demokracia
23:21 | 21 Gusht 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ftuar konferencë për media për të martën e 22 gushtit.

Adresimi para mediave fillon në ora 10:00.

Nuk dihet cila do të jetë tema, por vendimi i Ministrisë së Arsimit për librat, skandalet me rezervat shtetërore, janë temat e fundit për të cilat ka pasur  kritika partia e drejtuar nga Lumir Abdixhiku.

”Nesër (e martë), më datë 22 gusht 2023, në orën 10:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së.  Ftohen mediet ta përcjellin këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e kësaj partie opozitare.

 

Të ngjashme