Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
LDK-ja ka përmendur bllokun A5 dhe faktin që ky bllok ishte lënë jashtë funksionit për 9 muaj.
Postimi i LDK-së:
❗️Blloku A5 i Termocentralit Kosova A prodhon mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar rreth 13% të nevojave për Kosovë.
❗️Ky bllok është lënë jashtë funksioni qe 9 muaj me radhë.
❗️Për çdo ditë që kemi blerë energji elektrike për të mbushur zbrazëtirën që do të mund ta mbulonte blloku A5, Kosova ka paguar rreth 1 milion euro import ditor.
❗️Nëse nuk do të ishte zvarritur remonti i këtij blloku nga pushteti, nuk do të kishte ngritje të çmimit të rrymës prej 15%.
Kjo qeveri është e paaftë! Kjo paaftësi po na kushton shtrenjtë!