Lajme
LDK-ja me një kandidat që ka aktakuzë aktive
Demokracia
22:58 | 16 Janar 2021

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës, po ashtu në listën e kandidatëve për deputetë ka një kandidat që ka një aktakuzë aktive. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, ku në mesin e tyre ka gjetur edhe një kandidat të LDK-së me aktakuzë aktive.

“Gjetjet e hulumtimit të IKD-së tregojnë se në listën zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), nga 110 kandidatë për deputetë, rezulton se është një (1) kandidat i cili ka aktakuzë aktive, pasi ai është liruar nga gjykata e shkallës së parë, mirëpo ndaj tij akoma nuk ka vendim nga Gjykata e Apelit, si gjykatë e shkallës së dytë”, thuhet në njoftimin e IKD-së, raporton Demokracia.com.

KD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngrisin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin.

IKD thekson se të dhënat janë mbledhur nga monitorimi sistematik i seancave gjyqësore publike. “Pra, ka mundësi, sikurse ka ndodhur në praktikën gjyqësore, që të ketë aktakuza të ngritura ndaj politikanëve të caktuar, që mund të jenë në këto lista, por të cilat nuk janë bërë publike ende. Gjithsesi, IKD do të hulumtojë edhe ditët në vazhdim, për të kompletuar secilin informacion mbi secilin kandidatë që gjendet në listat zgjedhore”, thuhet në këtë njoftim. /Demokracia.

Të ngjashme