COVID-19KosovaSot:728 Të gjitha:166,862|Bota 329,154,731
Lajme
LDK i bën ofertë PDK-së e LVV-së për bashkëqeverisje në Istog
Demokracia
17:09 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Granit Xhaka tregon të vërtetën: Kjo është arsy... Tema e cila ka preokupuar gjithë shqiptarët ndër vite ishte mos ardhja e Granit Xhakës për ta p...

Ilir Ferati sot e ka pranuar edhe zyrtarisht detyrën e kryetarit të Istogut. Megjithatë, LDK nuk e ka siguruar shumicën e nevojshme në asamblenë komunale.

Ferati në një prononcim për IndeksOnline ka bërë të ditur se janë duke zhvilluar bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

I pari i Istogut thotë se synimi dhe qëllimi është që të ketë një qeverisje të mirë, e cila do t’i shërbej të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallim.

“Jem në diskutim me dy parti opozitare, ende nuk kemi arrit marrëveshje. Jemi në diskutime me VV-në dhe PDK-në. Nuk kemi mbërri ndonjë konkluzion të marrëveshjes. Kemi edhe disa ditë afat sipas ligjit për zgjedhjen e kryesuesit. Na duhen edhe tre asamblist me sigurua shumicën”, ka thënë Ferati.

Më tej, ai nuk ka treguar nëse synon të arrij marrëveshje më këto dy parti, apo vetëm me njërën prej tyre.

Komuna e Istogut është drejtuar për disa mandate nga bashkëpartiaku i Feratit, Haki Rugova.

Të gjitha