Lajme
LDK hap sot fushatën zgjedhore në formë digjitale
Demokracia
16:15 | 16 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës do të hapë sot në formë digjitale fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit.

Kështu ka bërë të ditur LDK përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, duke thënë se fushata do të hapet sonte në ora 20:00 në platformat e rrjeteve sociale, përcjell Demokracia.com.

Kujtojmë se LDK ka vendosur që fushata konvencionale zgjedhore të shkurtohet nga 30 ditë në vetëm 5 ditë, dhe siç ka njoftuar kjo parti, me mundësi që, varësisht nga gjendja pandemike të mos mbahet fare./Demokracia.com/

Të ngjashme