Lajme
LDK fton qytetarët të dalin në zgjedhje
Demokracia
10:19 | 14 Shkurt 2021

Share:

Zëdhënësja e shtabit zgjedhor të LDK-së, Ardita Dushi ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, në konferencën e parë të sotme për media.

Po ashtu LDK vlerëson se procesi zgjedhor ka filluar normalisht me përjashtim të disa vonesave për shkak të kushteve atmosferike kryesisht në zona rurale.

“Në bazë të informatave që kemi në terren, LDK njofton se procesi zgjedhor ka filluar normalisht me përjashtim të disa vonesave për shkak të kushteve atmosferike kryesisht në zona rurale. Të gjithë vëzhguesit janë në vendvotime dhe po japin kontributin për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. LDK i falënderon të gjithë vëzhguesit e organizatave vendore dhe ndërkombëtare, si dhe të gjithë ata që janë duke dhënë kontributin në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Lidhja Demokratike i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha Dushi./Demokracia

Të ngjashme