Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur kërcënim reagimin e ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani karshi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në partinë e Isa Mustafës thonë se deklarata e Osmanit është shkelje e kushtetueses dhe ndërhyrje flagrante në punën e KQZ-së.
Kandidatja e LDK-së për deputete, njëherësh zëdhënësja e shtabit zgjedhor, Ardita Dushi përmes një konference për medie të dielen tha se gjëra të tilla nuk duhet të ndodhin më./Demokracia