Lajme
LDK e thërret ambasadorin amerikan në takim, Hovenier tregon se çfarë biseduan
Demokracia
15:07 | 08 Qershor 2022

Share:

Lidershipi i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka ftuar në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Ambasadori amerikan tha përmes një postimi në Twitter se pati diskutim të mirë me zyrtarët e LDK-së.

“Me ftesë të lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pata një diskutim të mirë me zyrtarët e LDK-së për një sërë prioritetesh të përbashkëta”, shkroi Hovenier.

“Opozita e përgjegjshme politike luan një rol kritik në shoqëritë demokratike”, shtoi ambasadori amerikan.

Të ngjashme