Lajme
LDK e përsërit: Nuk e votojmë Albulena Haxhiun kryeparlamentare
Demokracia
14:26 | 21 Prill 2025

Share:

Nënkryetari dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka rikonfirmuar qëndrimin e partisë së vet karshi propozimit të Vetëvendosjes për Kryetare të Kuvendit: Albulena Haxhiun.

LDK nuk do ta votojë që Haxhiu të kalojë si Kryetare e Kuvendit.

“LDK nuk ndryshon vendimin e fundit”, tha Lutfi Haziri për Gazetën Blic.

Albulena Haxhiu mori vetëm 57 vota në dy votime në seancën e së shtunes.

Të ngjashme