Lajme
LDK dhe PDK certifikohen për zgjedhjet e 14 shkurtit
Demokracia
21:03 | 22 Janar 2021

Share:

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar listat e LDK-së dhe PDK-së, pasi këto dy parti zëvendësuan kandidatët në listat e tyre që kishin probleme me ligjin.

Kjo u bë e ditur në votimin që u bë pak më parë në mbledhjen e KQZ-së, raporton Demokracia.com

Vlen të theksohet se ky institucion nuk ka ceritifkuar listat e VV-së, AAK-së dhe Nismës, pasi këto të trija nuk i zëvendësuan kandidatët me vepra penale.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt 2021./Demokracia.com

Të ngjashme