Lajme
LDK dënon plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë
Demokracia
21:49 | 06 Janar 2023

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë.

LDK përmes një reagimit ka ftuar institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t’u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje. Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë!”, thuhet në reagim.

Njoftimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon ashpër plagosjen e dy të rinjve në Shtërpcë. Ftojmë institucionet e sigurisë që të kryejnë të gjitha hetimet e nevojshme për rastin, të sjellin para drejtësisë autorin apo autorët e këtij akti; si dhe të angazhohen që raste të tilla të mos përsëriten më. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që të ruajnë qetësinë dhe t’u japin kohën e nevojshme organeve të rendit për të zbardhur rastin dhe për të informuar opinionin publik mbi këtë ngjarje.

Të plagosurve ju urojmë shërim të shpejtë!

Të ngjashme