Lajme
LDK: 100 eurot nuk ndihmojnë qytetarët, por tregtarët
Demokracia
12:43 | 20 Prill 2022

Share:

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po e konsideron vitin 2022 si vit të vështirë në aspektin ekonomik.

Nga kjo parti, thonë ngritja e çmimeve e ka vështirësuar jetën e qytetarit.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se pako prej 100 milionë euro e ndarë nga Qeveria në ndihmë të qytetarëve, do t’iu mundësojë tregtarëve t’i mbajnë çmimet e larta.

Përmes një konference për shtyp të mërkurën, Bajrami ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje më të vështirë e më të pashpresë se sa tani.

“Nuk ka artikull nga shporta e konsumatorit, çmimi i të cilit nuk është dyfishuar dhe në shumë sektorë ka përkeqësim të gjendjes. Qytetarët ndjehen të diskriminuar. Me pakon 100 milionë euro ku qeveria kërkon zgjidhje për krizë ekonomike la jashtë të papunët. Pasi dyfishoi çmimin e energjisë dhe kur inflacioni arriti shifrat dy shifrore me shumën prej 100 euro po mundohet të ndihmojë sektorin publik e privat”, tha Bajrami.

“Sa i përket krizës energjetike se çfarë bëri mazhoranca për komisionin hetimor dhe është e drejtë kushtetuese shumë i rëndësishëm. LDK ka thënë se është e domosdoshme heqja e tatimit mbi artikujt bazë, dhe akcizës sa i përket energjisë. Dhe qeveria të hartojë politika tatimore që të tërheq investime të huaja por nuk janë marrë parasysh. Bllokimi i institucioneve të pavarura janë bllokuar qindra miliona investime kapitale. Organi shqyrtues i prokurimit nuk është funksional qe një kohë të gjatë. Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar 42 kontrata në vlerë 9 milionë euro”, tha tutje ajo.

Deputetja e LDK-së madje akuzoi“Qeverinë e 51 përqindëshit” se po i lë institucionet e bllokuara, për mosmbështetjen e themelimit të Komisionit hetimor parlamentar për krizën energjetike.

“Nuk do të marrim pjesë në asnjë nismë legjislative për shkak se na u është mohuar një e drejtë e vetme si opozitë për komisionin hetimor. Tani kanë arsyetime dhe ka ndryshuar kualifikimi për 42 kontratat dhe që është keqpërdorim. Qytetarëve iu kanë borxh për këtë ndryshim radikal për 360 shkallë. Një institucion tjetër i bllokuar është autoriteti i konkurrencës. Prapë qeveria e 51 përqindshit nuk arrin të gjejë persona të pastër për këto komisione. Po ashtu është edhe komisioni për ndihmë shtetërore është shumë i rëndësishëm që duhet ta bëjë verifikimin e secilës masë të ndihmës shtetërore”, tha Bajrami.

“Votimi i projektligjeve që vijnë nga qeveri dhe marrëveshjeve është përgjegjësi e mazhorancës. Kemi qeveri që ka numra në kuvend dhe është përgjegjësi e tyre para se të pengohej formimi i komisionit hetimor. Nuk do të marrim pjesë në asnjë nismë legjislative”, tha tutje Bajrami.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024