Sport
Lazio spektakolare, triumfon lehtësisht në derbin e zjarrtë të Italisë
Demokracia
22:42 | 15 Janar 2021

Share:

Lazio ka arritur të marrë një fitore me shumë peshë duke e mposhtur Romën me rezultat 3:0, në njërin nga derbit më të zjarrtë të vlerësuar në Itali, shkruan Demokracia.com.

“Olimpico” për fat të keq këtë herë ishte i heshtur pasi mungonin tifozët për shkak të pandemisë COVID-19, megjithatë lufta në fushë nuk mungoi.

Skuadra e Simone Inzaghit, ka arritur herët ta zhbllokojë rezultatin kur Ciro Immobile shënoi për 1:0 në minutën e 15-të.

Nuk ka vonuar shumë dhe epërsinë e lazianëve e ka dyfishuar Luis Albero, kur realizoi në minutën e 23-të. I njëjti futbollist ka shënuar edhe në minutën e 67-të, dhe kjo duket se ishte “shuplaka” e fundit për Romën e cila nuk arriti të kthehet më, duke u pajtuar kështu me një humbje të hidhur.

Lazio pas kësaj fitoreje ka 31 pikë në pozitën e shtatë në tabelë, ndërsa Roma në vendin e tretë me 34 pikë në 18 ndeshje të zhvilluara.

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi në lojë për Lazion është inkuadruar në minutën e 81-të, ndërsa te Roma për 90 minuta në bankinë ka qëndruar Marash Kumbulla. /Demokracia.com

Të ngjashme