Sipas raportimeve në Itali, Lazio mund ta shesë Sergej Milinkoviq-Saviqin në afatin kaliumtar të janarit pasi marrëdhënia e tij me trajnerin, Sarri është përkeqësuar.
26-vjeçari serb ka luajtur një rol kyç për Biancocelesti këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë po aq asistime në 17 paraqitje në Serie A.
Megjithatë, ai ishte një nga lojtarët që la festën e Krishtlindjeve të Lazios para fjalimit të Claudio Lotito javën e kaluar dhe për këtë arsye u gjobit nga klubi.
Sipas Il Messaggero, trajneri i Lazios, Maurizio Sarri e konsideron mesfushorin serb “arrogant”.
Në të njëjtën kohë, “Tuttomercatoweb” raporton se marrëdhënia mes shefit dhe mesfushorit është duke u përkeqësuar.
Prandaj, “Biancocelesti” mund të shesë yllin e tyre për një ofertë me para të mëdha në janar.
Raportohet se Milinkoviq-Saviq tani vlerësohet 80 milionë euro me Juventusin, Real Madridin dhe Manchester Unitedin të interesuar për të siguruar shërbimet e tij. /Demokracia.com/