Sport
Lazio me komunikatë zyrtare për futbollistin shqiptar
Demokracia
13:56 | 05 Shkurt 2021

Share:

Një situatë aspak e mirë po mbretëron te Lazio në raport me portierin shqiptar, Thomas Strakosha.

Gardiani kuqezi vijon të mbetet jashtë grupit për shkak të një problemi në gju, megjithatë, ka zëra se tek kjo mungesë po ndikon edhe disiplina e lojtarit.

Në orët e fundit kanë qarkulluar zëra në lidhje me një operacion të mundshëm, të mohuar menjëherë nga vetë klubi, përmes një njoftimi për shtyp.

“Duke iu referuar disa lajmeve që gjithashtu u shfaqën në gazetat e sotme, duhet të theksohet se Thomas Strakosha ka shfaqur ditët e fundit një traumë të çrregullt të ndrydhjes në gjurin e tij të djathtë. Aktualisht, ekzaminimet  instrumentale dhe klinike kanë përjashtuar nevojën për kirurgji dhe lojtarin po kalon një trajtim konservator rehabilitimi.

Portieri monitorohet çdo ditë për të vlerësuar kohën e rifillimit të aktivitetit. Lajmet e tjera janë pa bazë. Ekziston një marrëdhënie respekti reciprok dhe absolut midis lojtarit dhe klubit, ashtu si besimi për  profesionalizëm që lojtari ka treguar gjithmonë gjatë karrierës te bardhekaltrit”, thuhet në komunikatën e Lazios. /Demokracia.com

Të ngjashme