Lazio ka shënuar fitore të madhe në kuadër të Ligës së Evropës ndaj Lokomotivës së Moskës në Rusi.
Skuadra nga kryeqendra italiane triumfoi 0-3, me golat e fitores të realizuar në pjesën e dytë të lojës, shkruan Demokracia.com.
Ciro Immobile shënoi dy golat e parë në minutat 56-të dhe 63-të, ndërsa të tretin e konkretizoi Pedro në minutën e 86-të.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi u inkuadrua në fraksionin e dytë, gjegjësisht në minutën e 66-të.
Lazio renditet e dyta në Grupin E me tetë pikë, ndërsa lider është Galatasaray që ka 11 pikë. /Demokracia.com