Sport
Lazio e prezanton Sarrin në mënyrë interesante
Demokracia
13:00 | 09 Qershor 2021

Share:

Maurizio Sarri edhe zyrtarisht është emëruar trajneri i klubit nga kryeqyteti italian, Lazios.

Pas largimit të Simone Inzaghit, Lazio e ka zyrtarizuar si pasues të tij, Maurizio Sarrin.

Trajneri në fjalë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kryeqytetasit e Italisë, shkruan Demokracia.com.

Mënyra se si Lazio e ka prezantuar Sarrin është tejet interesante duke bërë xhiron në rrjetet sociale.

Sarri, njihet si ndër trajnerët që konsumon jashtëzakonisht shumë duhanin.

Andaj, Lazio ka publikuar vetëm një figurë të cigares, e cila tregon se Sarri do ta marrë drejtimin e skuadrës.

Pjesë e Lazios kujtojmë se është edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës i cili vazhdimisht është raportuar se me ardhjen e Sarrit, vendi në formacion do të jetë gjithnjë e më i vështirë për të. /Demokracia.com

Të ngjashme