Lajme
Lavrov: Vuçiq e Putin po flasin në telefon për “harmonizimin e hapave të ardhshëm”
Demokracia
19:57 | 22 Gusht 2022

Share:

Kryediplomati rus, Sergey Lavrov ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin po flasin në telefon, duke “krahasuar qëndrimet e tyre, duke harmonizuar hapat tanë të ardhshëm”.

Po ashtu, Lavrov ka thënë se temë e diskutimit ka qenë edhe situata në Republikën e Kosovës.

Lavrov në takimin me ministrin serb, ka potencuar se dialogu ndërmjet Serbisë dhe Rusisë po zhvillohet gradualisht në të gjitha nivelet, raporton N1.

“Duke marrë parasysh përkeqësimin e fundit të situatës në Kosovë dhe tensionet që janë ende të pranishme atje, u theksua domosdoshmëria e rregullimit të situatës në krahinë në bazë të respektimit të rreptë të normave të së drejtës ndërkombëtare, duke u mbështetur në Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe me respekt të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial, të drejtave dhe interesave legjitime të Serbisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme