Lajme
Lavrov takohet me Presidentin e Iranit, SHBA e shqetësuar nga partneriteti në rritje me Moskën
Demokracia
14:16 | 24 Tetor 2023

Share:

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka takuar presidentin iranian, Ebrahim Raisi, në Teheran.

Irani ka furnizuar Rusinë me drone kamikaze Shahed për luftën kundër Ukrainës, teksa Kievi i ka kërkuar Teheranit të ndalojë furnizimin me dronët, të cilët Moska i përdor për të sulmuar qytetet dhe infrastrukturën ukrainase.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të shqetësuara nga “partneriteti në rritje” midis Iranit dhe Rusisë, i cili paraqet rreziqe jo vetëm për Ukrainën, por edhe për fqinjët e Iranit.

Lavrov shkoi në Teheran menjëherë pas një udhëtimi në Azi në Kinë dhe Korenë e Veriut, kjo e fundit gjithashtu një furnizues i armëve në Rusi për përdorim kundër Ukrainës.

Të ngjashme