Lajme
Lavrov sulmon BE dhe NATO-n: Duan luftë kundër Rusisë, janë si Hitleri
Demokracia
18:27 | 24 Qershor 2022

Share:

Shpërthim i ri i ministrit të Jashtëm rus Serghei Lavrov, sipas të cilit BE dhe NATO po krijojnë një koalicion për të bërë “një luftë kundër Rusisë”.

Kreu i diplomacisë së Kremlinit, bën një krahasim me diktatorin gjerman Adolf Hitler: “Edhe ai, – thotë Lavrov, – në shpërthimin e Luftës së Dytë Botërore mblodhi një numër të konsiderueshëm vendesh evropiane nën flamurin e tij për një luftë kundër Bashkimit Sovjetik”.

“Ne do të vëzhgojmë nga afër situatën”, shtoi Lavrov, në konferencën për shtyp në Baku pas takimit me ministrin e jashtëm të Azerbajxhanit, Jeyhun Bayramov.

Ndërkohë, Dmitri Medvedev vijon sulmet ndaj Perëndimit, duke prë këtë herë në shënjestër Gjermaninë.

“Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, tha se Rusia po përdor urinë si armë. Natyrisht është e habitshme të dëgjosh këtë nga zyrtarë, vendi i të cilëve e ka mbajtur Leningradin nën rrethim për 900 ditë, ku rreth 700,000 njerëz kanë vdekur nga uria:, – tha ish-presidenti rus dhe zëvendës-sekretari aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Moskës në Telegram, transmeton gazetasi.al

Ndërkohë, mbi 200 luftëtarë të huaj dhe deri në 100 ushtarë ukrainas u vranë në një sulm me raketa precize në objektiva në rajonet e Mykolaiv dhe Kharkiv, tha sot zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov, që citon agjencinë e lajmeve “Interfax”.

Të ngjashme