Lajme
Lavrov: Perëndimi dëshiron ta bëjë Moldavinë një Ukrainë të dytë
Demokracia
23:30 | 16 Qershor 2022

Share:

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka akuzuar Perëndimin për një përpjekje për ta bërë Moldavinë një Ukrainë të dytë.

“Ata po përpiqen qartë ta kthejnë Moldavinë në një Ukrainë të dytë”, tha ai, duke komentuar ofertën që ky vend t’i bashkuar me BE .

“Nëse ne nuk bëjmë lëshime me kërkesën e tyre, atëherë ata do të bashkohen me BE”, tha Lavrov.

Lidhur me bisedimet e paqes të ngrira me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus tha se vetë Kievi ka nënshkruar se nuk dëshiron negociata me Rusinë.

“Ne ende nuk e kuptojmë se çfarë lloj udhëzimesh merr Zelensky nga mësuesit e tij në Uashington dhe Londër” , tha ai.

I pyetur për ofertën e Ukrainës për t’u anëtarësuar në BE, Lavrov tha se nuk e di nuk e di nëse Ukrainës do t’i jepet një udhërrëfyes për t’u përgatitur për anëtarësim

“Nëse kjo ndodh, atëherë do të thotë vetëm një gjë, se BE-ja është edhe një herë është gati të mbyllë sytë ndaj të gjitha kritereve të saj që kanë ekzistuar gjithmonë për kandidatët dhe është e gatshme të udhëhiqet vetëm nga konsideratat gjeopolitike.”

Të ngjashme