Lajme
Lavrov nuk i duron kritikat: Del me vrull nga mbledhja e G20
Demokracia
14:53 | 08 Korrik 2022

Share:

Diplomati i lartë rus, Sergei Lavrov, është larguar nga mbledhja e ministrave të jashtëm të G20 në Indonezi të premten teksa fuqitë perëndimore kritikuan Moskën për pushtimin e saj të Ukrainës, shkruan Daily Mail.

Washingtoni dhe aleatët e tjerë dënuan sulmin e Rusisë para takimit para se Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, të përballej me ato që Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i quajti një varg të kritikake gjatë bisedimeve me dyer të mbyllura.

“Ajo se çfarë kemi ndëgjuar sot është një kor i fuqishëm rreth botës… ndaj nevojës për të përfunduar agresionin”, tha Blinken nga takimi në ishullin e Balit.

Blinken dhe Lavrov iu kishin bashkuar kolegëve për bisedime tërë ditore në takimin e tyre të parë që nga shpërthimi i luftës, me mikëpritësin që tha se konflikti duhet të përfundojë nëpërmjet negociatave.

Por Lavrov u largua nga sesioni i mëngjesit teksa homologia gjermane, Annalena Baerbock, kritikoi Moskën për pushtimin e saj, thanë diplomatët.

Baerbock kritikoi Moskën për bllokimin e dialoguT me partnerët nëdrkombëtarë pasi që Lavrov u largua gjatë fjalimit të saj.

Lavrov u tha reporterëve jashtë hotelit Mulia: “Partnerët ndërkombëtarë janë duke tentuar të largohen nga bisedimet rreth çështjeve të ekonomisë globale. Nga momenti që ata foLën, ata u lëshuan në kritika të ashpra kundër Rusisë”, tha Lavrov.

Të ngjashme