Lajme
Lavrov: NATO dhe BE po formojnë një “koalicion” për të na shpallur luftë
Demokracia
14:57 | 24 Qershor 2022

Share:

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka akuzuar NATO-n dhe BE-në se po formojnë një “koalicikon” dhe po përgatiten të luftojnë me Moskën.

Duke komentuar aspiratat e Ukrainës dhe Moldavisë për t’u integruar në BE, Lavrov tha se unioni nuk është një bllok politiko-ushtarak, sikurse NATO.

Por sipas tij, retorika e përdorur në BE po bëhet agresive dhe rusofobe. Këto deklarata, Lavrov i ka bërë në një konferencë të përbashkët me homologun e tij në Azerbaixhan.

Ditën e djeshme, Këshilli Evropian i dha dritën jeshile Ukrainës dhe Moldavisë për të marrë statusin e vendit kandidat në union.

Të ngjashme