ShowBiz
Laureta e “Përputhen” flet për lidhjen e përfolur me Vali Corleonen
Demokracia
08:10 | 26 Maj 2022

Share:

Hyrja e Laureta Zyba, në “Për’Puthen” konkurrentes nga Kosova bëri zhurmë të madhe.

E kjo për shkak të arrestimit të saj, gjë që u komentua mjaft shumë,  shkruan lajmi.net

Së fundmi Laureta ishte pjesë e emisionit “Shqipëria Live” ku ajo tregoi se arsyeja e arrestimit të saj ishte partneri i saj asokohe.

“Kam pasur një djalë që ka pasur të bëjë me shtetin, ka qenë i dashuri im. Kemi qenë bashkë 8 muaj, në burg nuk kam qëndruar as një muaj. Akuzat ishin të tilla. Nuk ka qenë për prostitucion, ai ka pasur gjërat e veta brenda shtetit të vet, malazez ka qenë. Deri në momentin e arrestimit e kam njohur si kroat.”, tha ajo.

Po ashtu kur u pyet se personi në fjalë a është Vali Corleone ajo tregoi se fotot janë montazh dhe nuk është ai.

“Nuk është Vali Korelone, janë montazhe”, tha ajo ndër tjerash në “Shqipëria Live.”

Të ngjashme