Sport
Laura Fazliut nuk i jepet nënshtetësia e Shqipërisë, reagon Driton Kuka
Demokracia
21:30 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Xhudistes me shumë perspektivë, Laura Fazliu, i është refuzuar nënshtetësia e Shqipërisë, ndërsa një vendim i tillë ka pasuar reagimin e trajnerit të Përfaqësueses së Kosovës, Driton Kuka.

Ai ka thënë se, muaj më parë, Laura nuk mundi të udhëtojë në Azerbajxhan për shkak të pasaportës, ndërsa e  ka publikuar një moment të fitores së Laura Fazliut në World Judo Masters.

Postimi i plotë i Kukës

Laura Fazliu në një ndër fitoret e saj në World Judo Masters! Edhe një informatë, për Lauren, përkundër që nga Ministria Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe sportit mori miratimin, ajo nga ekspertë të Presidences Shqiptare u refuzua për Shtetësi Shqiptare! I mjerë ai që nuk e sheh një vajzë që po bën krenar çdo Shqiptar kudo në Botë që nuk qenka interes Kombëtar! Laura smundi të udhëtoj në Azerbejxhan shkaku pasaportës,muaj më parë!Faleminderit Qeverisë Shqiptare por sinqerisht ”ekspertat” në Presidencë janë të mjerë. Flamur Gashi deri sa ishte në Presidencen Shqiptare skemi pas kurrë probleme të tilla!

Të ngjashme