Sport
Laura Fazliu vazhdon tutje në Evropian, kalon në çerekfinale
Demokracia
11:49 | 30 Prill 2022

Share:

Laura Fazliu është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian të xhudos, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Xhudistja kosovar mposhti në raundin e dytë, britaniken Lucy Renshall, shkruan Demokracia.com.

Fazliu e mposhti britaniken me IPPON, ndërkohë që në çerekfinale do të përballet me fituesen e përballjes Zachovas – Yeksani.

Kujtojmë se Akil Gjakova është eliminuar nga ky Evropian ditën e sotme (e shtunë) në raundin e dytë.

Të premten (dje), Distria Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndryshe, Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Sofje të Bullgarisë./Demokracia.com/

Të ngjashme