Sport
Laura Fazliu vazhdon garën për medalje në Grand Slamin e Kazakistanit
Demokracia
12:04 | 17 Qershor 2023

Share:

Laura Fazliu është xhudistja e vetme nga Kosova që po vazhdon garën për medalje në Grand Slamin që po mbahen në Kazakistan, pasi dy garuesit tjerë, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka janë eliminuar.

Xhudisti Akil Gjakova e nisi ditën mirë duke mposhtur Ayub Khazhaliev në raundin e parë dhe pastaj triumfoi ndaj Telman Valiyev në raundin e dytë në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Megjithatë, pejani u mposht në raundin e tretë nga Askar Narkulov i Kazakistanit për të kaluar medaljen me anë të repesazhit, ku u mposht edhe aty dhe u eliminua nga Zhansay Smagulov.

Në anën tjetër, Loriana Kuka u eliminua menjëherë në raundin e dytë, pasi të parin e kaloi pa lojë.

Xhudistja jonë u mposhti holandezja Kim Polling në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Por, Kosova mban shpresa tek fitimi i një medalje tjetër pas asaj të djeshmes nga Nora Gjakova, pasi Laura Fazliu është në repesazh për të bronztën në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura e nisi garën nga raundi i dytë, duke mposhtur Esmigul Kuyulova nga Kazakistani, por u mposht në raundin e tretë nga Jisu Kim nga Koreja e Veriut.

Megjithatë, në repesazh, xhudistja jonë mposhti Kamila Badurova dhe tani po pret përballjen me Dali Liluashvili për të siguruar medaljen e bronzntë.

Të ngjashme