Sport
Laura Fazliu pëson në finale të Mastersit, fiton medaljen e argjendtë në Jerusalem
Demokracia
16:30 | 21 Dhjetor 2022

Share:

Laura Fazliu nuk ka arritur që ta mposhtë garuesen japoneze Miku Takaichi në finalen e Jerusalem Masters në kategorinë deri në 63 kilogram, kështu është stolisur me medalje të argjendtë.

Për Fazliun ky është një sukses i madh i arritur, pasi kjo është ndër garat e pakta që ajo paraqitet si seniore.

Për të ardhur deri në finale ajo pati punë me shumë garuese me përvojë, të cilat nuk e pati shumë problem t’i mposhte, deri në takimin në finale me japonezen.

Të martën (dje), Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në këtë Masters të xhudos që po mbahet në Jerusalem./Demokracia.com/

Të ngjashme